Kjo pajisje është ideale për përgaditjen e ushqimit më shpejt dhe më efikas. Posedon dy zona për përgaditje me rregullim të pavarur. është e ftohtë në prekje dhe nxehtësia gjenerohet nga induksioni direkt në enë. Kjo pajisje ju kursen kohë deri në 60% dhe energji elektrike deri në 50%. Ka një sipërfaqe nga xhami që mundëson pastrim më të lehtë dhe higjenik. Zonat e gatiminit kanë induksion të pa varur dhe diameter 145 mm dhe 167 mm.
Pllakë elektrike me induksion SCP 4202GY është i përshtatshem për enët me diametra 12 deri 19 cm dhe ka një ekran të madh të lexueshëm LCD. Këmbët e saj kundër rrëshqitjes mundësojnë një përdorim më të lehtë dhe të sigurtë.
Kjo pllakë posedon 10 nivele të paracaktuara të ngrohjes, senzor të sipërfaqeve të kontrollit të prekjes, rrotat e kontrollit për vendosjen më të shpejtë të nivelit të ngrohjes, temperaturës dhe kohëmatësit.
Pllaka elektrike me induksion SCP 4202GY ka një nivel të lartë të sigurisë si fikje automatike pas 2 orësh pasivitet, alarm të dëgjueshëm kur enët hiqen nga pllaka e gatimit gjatë gatimit ose kur përdorni enët e papërshtatshme. Gjithashtu, posedon siguresa termike kundër pllakës së mbinxehjes.
Reviews
There are no reviews yet.